Komunitet ekskluziv
për Burimet Njerëzore
në Shqipëri, Kosovë dhe
Maqedoni të Veriut

profesionistë të HR që na ndjekin në LinkedIn
anëtarë të regjistruar dhe aktivë në komunitet
hapësira diskutimi për çështje të ndryshme
Platformë që po
fuqizon të ardhmen e
Burimeve Njerëzore!
HR Manager
”E gjeta komunitetin jo vetëm të vlefshëm për këshilla, por edhe për të qëndruar e informuar mbi ndryshimet dhe tendencat e reja në fushën e HR. Kam rekomanduar HR-Talent Exchange te miqtë e mi të tjerë në HR në Shqipëri dhe Kosovë.”
Suela
HR Manager
Talent Manager
“Të gjithë janë profesionistë dhe miqësorë, dhe njerëzit janë këtu për të ndihmuar e mbështetur njëri-tjetrin, gjë që si një HR është fantastike për të pasur një komunitet ku mund te pyesësh për ndihmë pa paragjykime.”
Aleksander
Talent Manager
HR Director
“Mund të them me siguri që shumica prej nesh që punojmë në HR e duam atë që bëjmë dhe na pëlqen fakti që gjithçka rrotullohet rreth njerëzve. HR-Talent Exchange e reflekton këtë në mënyrën se si i shërben komunitetit tonë.”
Laura
HR Director
Zgjero Rrjetin Profesional
Krijo lidhje profesionale me të tjerë përmes kanaleve, mesazheve private, bisedave në grupe të veçanta dhe aktiviteteve të komunitetit. Ndërto marrëdhënie profesionale që mund të kenë një ndikim pozitiv në karrierën tënde.
Diskuto Sfidat
Ndani sfidat, njohuritë tuaja dhe mësoni nga përvojat e të tjerëve. Përfshihuni në diskutime mbi një gamë të gjerë temash, duke filluar nga strategjitë e rekrutimit dhe angazhimi i punonjësve, deri te përputhja me rregulloret dhe promovimi i diversitetit në fuqinë punëtore. Së bashku, mund të gjejmë zgjidhje për sfidat më të mëdha në fushën e HR-it dhe aftesimit të talenteve.
Diskuto Sfidat
Ndani sfidat, njohuritë tuaja dhe mësoni nga përvojat e të tjerëve. Përfshihuni në diskutime mbi një gamë të gjerë temash, duke filluar nga strategjitë e rekrutimit dhe angazhimi i punonjësve, deri te përputhja me rregulloret dhe promovimi i diversitetit në fuqinë punëtore. Së bashku, mund të gjejmë zgjidhje për sfidat më të mëdha në fushën e HR-it dhe aftesimit të talenteve.
Rritje Profesionale
Kthejini njohuritë në strategji. Misioni i platformës është të fuqizojë profesionistët e Burimeve Njerëzore dhe rekrutimit te talenteve, duke ofruar një hapësirë për lidhje të vlefshme, mësim të vazhdueshëm dhe shkëmbim njohurish.
Njoftime Punësimi për HR
Eksploroni ofertat e punës të përshtatura për profesionistët e Burimeve Njerëzore dhe Rekrutimit të Talenteve. Pavarësisht nëse jeni në kërkim të një mundësie të re apo po kërkoni të zgjeroni ekipin tuaj, hapesira e rekomandimeve të punës është një burim i vlefshëm.
Njoftime Punësimi për HR
Eksploroni ofertat e punës të përshtatura për profesionistët e Burimeve Njerëzore dhe Rekrutimit të Talenteve. Pavarësisht nëse jeni në kërkim të një mundësie të re apo po kërkoni të zgjeroni ekipin tuaj, hapesira e rekomandimeve të punës është një burim i vlefshëm.
Connecting HR

Webinare & Evente
Evente dhe Webinare ekskluzive për Burimet Njerëzore, që ofrojnë mbështetje dhe njohuri të reja për komunitetin.

Networking
Përfitoni nga një komunitet i gjerë liderësh frymëzues të burimeve njerezore dhe keni mundësinë të ndani ekspertizën tuaj.

Takime Sociale
Evente sociale që ju ofrojnë mundësinë të takoheni personalisht me profesionistë të tjerë ambiciozë në fushën e HR.
Partnerët








Sponsorët



Njihuni me Ekipin
Ekipi i HR-Talent Exchange është një grup profesionistësh të përkushtuar në fushën e burimeve njerëzore, me përvoja të ndryshme dhe aftësi në HR, menaxhimin e talenteve, zhvillimin e punonjësve dhe rekrutimin strategjik. Me përkushtim ndaj ndërtimit të një komuniteti gjithëpërfshirës dhe mbështetës, ekipi punon vullnetarisht për të krijuar një platformë që fuqizon anëtarët për të ndarë praktikat më të mira, duke nxitur bashkëpunimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm në fushën e HR-se në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.
Le të ridimensionojmë
HR-në së bashku,
për një të ardhme të barabartë.
anëtarë të regjistruar
dhe aktivë në komunitet
HR-Talent në Fokus
Buletini HR-Talent në Fokus është krijuar posaçërisht për industrinë dhe profesionistët e HR-së, për të ndarë njohuri, strategji dhe praktikat më të mira që ju ndihmojnë të qëndroni informuar. Kliko Subscribe në Linkedin dhe do drejtoheni direkt te faqja e buletinit.

Eventi i Radhës
Bashkohuni me ne në eventin e parë në Prishtinë, Kosovë! 🇽🇰 Ky është momenti për të hequr dorë nga emailet që kurrë nuk mbarojnë, ekranet që na kanë bërë asocial, më në fund, të takoni njerëz të vërtetë nga HR-ja – pa opsionin “Mute”!
Detajet:
📅 30 Prill 2025
📍 Menza Ramiz Sadiku, Prishtinë
⏰ 18:00
Çfarë kemi planifikuar?
Asgjë formale! S’do ketë PowerPoint-e apo workshope që zgjasin dy orë. Vetëm një mbrëmje sociale ku mund të flisni lirshëm, të ndani përvoja, të qeshni dhe, pse jo, të ngritni një dolli për HR-në e Kosovës!
Mos e humbisni këtë event të veçantë! Regjistrohuni tani që të dimë sa njerëz do të kemi kënaqësinë të shoqërojmë. Ftoni edhe kolegët tuaj, sepse sa më shumë HR = më shumë argëtim!

Gati të bashkoheni me ne?
Diskutoni sfidat, mundësitë dhe trendet më të fundit të industrisë në HR-Talent Exchange. Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj hapësire ku çdo zë ka rëndësi dhe çdo përvojë është një mundësi për të mësuar.