Anëtarësohu
në komunitetin
HR-Talent Exchange
HR-Talent Exchange është një komunitet “Think Tank” për profesionistët e Burimeve Njerëzore dhe Menaxhimit të Talenteve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, ku ndahen praktikat më të mira, krijohen lidhje profesionale dhe zhvillohen ide inovative në fushën e HR-së.

Hapat e
regjistrimit
Plotësoni formularin
Pasi të kemi marrë të dhënat tuaja, jeni në rrugën për t’u bashkuar me qindra profesionistë të tjerë.
Kontrolloni emailin
Përfshirja ndodh brenda 24 orëve, do ju dërgojmë një ftesë me email për te hyre në platformë.
Nuk e gjen ftesen?
Kontrollo dosjet Spam/Junk, ose kerko “Slack” ne email. Ftesa do jetë fshehur në një nga dosjet e emailit.
Një komunitet ndërtohet mbi respektin, bashkëpunimin dhe përgjegjësinë e përbashkët. Së bashku, krijojmë një hapësirë të sigurt dhe mbështetëse për të gjithë.
Kodi i Sjelljes
Për të siguruar një mjedis të sigurt dhe mikpritës, ju lutemi që të gjithë anëtarët e komunitetit të ndjekin dhe të respektojnë udhëzimet që i kemi listuar më poshtë. Mos u shqetësoni, rregullat janë të thjeshta dhe të qarta. Politika jonë është përfundimtare, çdo shkelje do të shqyrtohet dhe mund të çojë në përjashtimin nga komuniteti HR-Talent Exchange.
SHËNIM: HR-Talent Exchange NUK është një komunitet për këshilla ligjore dhe për disa tema të caktuara (çështje të ngacmimit në punë, përputhshmëri, etj.), anëtarët e komunitetit nuk japin këshilla ligjore dhe nuk duhet të konsiderohen përgjegjës për ato këshilla.
Jini të sjellshëm
Gjithmonë ofroni mbështetje dhe ndihmë për të tjerët. Flisni me të tjerët ashtu si do të dëshironit që ata të flisnin me ju. Krijoni një ambient sa më të hapur dhe gjithëpërfshirës.
Jini të sjellshëm. Mos postoni asgjë që një person i arsyeshëm mund ta konsideronte fyes, abuziv, ose me gjuhë urrejtjeje. Ruani profesionalizmin. Shmangni postimet e papërshtatshme, të pahijshme ose me përmbajtje seksuale.
Nuk lejohet shitja ose promovimi
i produkteve / sherbimeve
Nuk lejohet aktivitete shitje, marketing ose krijimi kontakteve për gjenerimin e klientëve! HR-Talent Exchange është krijuar për individë dhe profesionistë të fushës së burimeve njerëzore, jo për kompani, dhe qëllimi i këtij komuniteti është edukimi dhe mbështetja. Nuk lejohet shitje në asnjë kanal publik, privat ose në mesazhe direkte.
Ky rregull përfshin (por nuk kufizohet vetëm në):
- Promovimi i produkteve, shërbimeve, kompanive, konsulencës ose rekrutimit të anëtarëve është i ndaluar, përveçse nëpërmjet reklamave të pozicioneve që janë në fushën e HR-së dhe partneriteteve apo sponsorizimeve të miratuara nga HR-Talent Exchange.
- Shtyrjen e anketimeve për kërkime produkti ose përmbajtjeje.
- Ofrimin e “materialeve falas” që kërkojnë regjistrimin e të dhënave personale.
- Shmangni përdorimin e platformës për aktivitete marketingu të pa kërkuara.
Mbani bisedat
brenda komunitetit
HR-Talent Exchange është një hapësirë e sigurt për profesionistët dhe liderët e HR-së për të bërë pyetje dhe ndarë pikëpamjet e tyre. Këto biseda duhet të mbeten brenda kufijve të komunitetit; ju lutemi të mos i ndani jashta platformës.
Pjesëmarrja
dhe kontributi
Cilësia dhe vlera e këtij komuniteti varet nga angazhimi juaj:
- Bëni pyetje
- Jepni përgjigje
- Merrni pjesë në diskutime
- Mbani bisedat në kanalin e duhur
- Rregulli më i mirë është të postoni një mesazh në një kanal — shmangni dublikimin e postimeve në kanale të ndryshme për më shumë dukshmëri (për mirëqenien e të gjithëve)!
Ju inkurajojmë të kontribuoni aktivisht në udhëheqjen e bisedave! Ky komunitet është një mundësi për të bashkëbiseduar me profesionistë të tjerë që po përballen me sfida të ngjashme — mendoni për të si një vend për të ndarë strategji, për të bërë pyetje, për të shpërndarë njohuri dhe për të ofruar mbështetje.
Para se të angazhoheni
Përpara se të filloni të angazhoheni me komunitetin, ju lutem ndiqni këto hapa të thjeshtë për t’u siguruar që filloni mbarë në HR-Talent Exchange.
Plotësoni profilin
tuaj në Slack
Plotësoni profilin tuaj në Slack! Na tregoni ku punoni dhe cili është roli juaj. Për shembull, mund të shtoni emrin e kompanisë suaj pranë emrit, si: “Scott (talent.al)”.
Gjithashtu, mos harroni të vendosni një foto në profilin tuaj! 😊
Prezantohuni
në komunitet
Prezanto veten në kanalin #prezantohuni! Pas regjistrimit automatik, ju ftojmë të bëni postimin tuaj të parë aty, që komuniteti t’ju bëjë një “mirëseardhje” epike 👋 (dhe mund të ketë edhe ndonjë emoji).
Caktoni
njoftimet
Përshtatni njoftimet 🔔 në Slack sipas preferencave tuaja. Mos harroni, ju mund të dilni ose të bashkoheni në çdo kanal që dëshironi!
Kanalet në Slack
Kemi një sërë kanalesh ku mund të bashkoheni. Disa prej tyre janë të kuruara posaçërisht (dhe do të shtoheni automatikisht në disa kanale kur të bashkoheni për herë të parë). Për listën e plotë, duhet të jeni pjesë e grupit tonë në Slack!

Kanale Lokale
dhe Rajonale
Gjithashtu kemi dhe kanale rajonale dhe lokale, ku mund të lidheni me profesionistë të HR-së në zonën tuaj. Për t’i gjetur, mjafton të shikoni në seksionin “Channels” në menunë anësore!
Po planifikojmë të organizojmë evente dhe takime për komunitetin HR-Talent Exchange, duke ju ofruar mundësinë të takoni personalisht ata me të cilët keni komunikuar online. Nëse keni dëshirë të organizoni një takim në rajonin tuaj, na kontaktoni — të gjitha takimet do të publikohen në kanalin përkatës të vendndodhjes.
💡 Këshillë praktike: Këto kanale janë gjithashtu shumë të dobishme nëse keni udhëtime të planifikuara në të ardhmen!

"Misioni i HR-Talent Exchange është të krijojmë një komunitet mbështetës ku profesionistët e Burimeve Njerëzore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut mund të shkëmbejnë njohuri dhe përvoja, të diskutojnë sfida dhe të zhvillojnë praktikat më inovative për të krijuar mjedise pune më efikase dhe gjithëpërfshirëse."
Scott Tushaj
Pyetje
të Shpeshta.
Jam regjistruar, sa kohë do të zgjasë që aplikimi im të miratohet?
Aplikimet shqyrtohen nga ekipi i HR-Talent Exchange gjatë ditëve të punës. Nëse nuk merrni një përgjigje për aplikimin tuaj, ju lutemi kontaktoni ekipin duke dërguar një email në hello@exchange.talent.al.
Dua të ftoj një mik në HR-Talent Exchange, pse nuk mund ta shtoj?
Nëse njihni një mik ose koleg në fushën e Burimeve Njerëzore që mendoni se duhet të jetë pjesë e HR-Talent Exchange, ju inkurajojmë t’i ftoni të bashkohen duke u regjistruar në këtë faqe të website-it tonë.
A kushton të jesh anëtar i HR-Talent Exchange?
HR-Talent Exchange është dhe do të mbetet gjithmonë plotësisht FALAS. Qëllimi ynë është të ndërtojmë një komunitet “Think Tank” për profesionistët e Burimeve Njerëzore në Shqipëri dhe Kosovë.
Çfarë angazhimi kërkohet për t'u bërë pjesë e këtij komuniteti?
Është plotësisht në dorën tuaj! Platforma nuk ka një orar të caktuar – mund ta përdorni kurdo që ju nevojitet. Nëse keni pyetje mbi trendet më të fundit në HR ose kërkoni mbështetje për sfida specifike, shkruani në kanalet e përshtatshme. Dikush me përvojë në atë fushë do t’ju ofrojë zgjidhje të dobishme. Jeni gjithmonë të mirëpritur të ndani kontributin tuaj ose të kërkoni ndihmë!
Çfarë ndodh pas regjistrimit?
Për të siguruar që komuniteti ynë mbetet i dedikuar ekskluzivisht për profesionistët e Burimeve Njerëzore, skuadra jonë shqyrton me kujdes çdo aplikim për anëtarësim. Ky proces ndihmon në parandalimin e individëve jashtë kësaj fushe dhe garanton që ju jeni vërtet kush thoni se jeni, duke ruajtur një mjedis të sigurt dhe të përkushtuar për HR.
Si funksionon platforma HR-Talent Exchange?
Platforma jonë është e ndërtuar në Slack, i cili mund të përdoret lehtësisht si në versionin web, ashtu edhe përmes aplikacionit në telefon, sipas preferencës tuaj.
Kush e moderon këtë komunitet?
Ekipi i HR-Talent Exchange moderon komunitetin, së bashku me ndihmën e Community Managers.
Kam më shumë pyetje!
Nëse keni pyetje rreth HR-Talent Exchange që nuk janë adresuar në këtë faqe, mos hezitoni të na shkruani në hello@exchange.talent.al. Një anëtar i ekipit tonë do t'ju përgjigjet sa më shpejt të jetë e mundur!
HR Strategy, Culture,
Learning & Development,
Engagement, Diversity & Recruitment
HR Manager
”E gjeta komunitetin jo vetëm të vlefshëm për këshilla, por edhe për të qëndruar e informuar mbi ndryshimet dhe tendencat e reja në fushën e HR. Kam rekomanduar HR-Talent Exchange te miqtë e mi të tjerë në HR në Shqipëri dhe Kosovë.”
Suela
HR Manager
Talent Manager
“Të gjithë janë profesionistë dhe miqësorë, dhe njerëzit janë këtu për të ndihmuar e mbështetur njëri-tjetrin, gjë që si një HR është fantastike për të pasur një komunitet ku mund te pyesësh për ndihmë pa paragjykime.”
Aleksander
Talent Manager
HR Director
“Mund të them me siguri që shumica prej nesh që punojmë në HR e duam atë që bëjmë dhe na pëlqen fakti që gjithçka rrotullohet rreth njerëzve. HR-Talent Exchange e reflekton këtë në mënyrën se si i shërben komunitetit tonë.”
Laura
HR Director