INOVATIV. NDIKUES. VIZIONAR.

Bordi Këshillues

0
profesionistë të HR-së na ndjekin në LinkedIn
0
anëtarë të regjistruar dhe aktivë në komunitet
0
hapësira diskutimi për çështje të ndryshme
HR-Talent Exchange

We bring together
HR change-makers

Bordi këshillues i HR-Talent Exchange përfshin ekspertë dhe specialistë të industrisë, të cilët mblidhen çdo tremujor për të diskutuar mbi tendencat dhe sfidat në fushën e burimeve njerëzore, të trajnimit dhe zhvillimin e talenteve.

Edlira Taga

Senior HR Consultant

Edlira Taga është një profesioniste e përkushtuar në fushën e Burimeve Njerëzore me një përvojë mbresëlënëse prej 24 vitesh, përfshirë 16 vite të fokusuara në menaxhimin e njerëzve, efektivitetin e ekipeve dhe zhvillimin e lidershipit.

Ekspertiza e Edlirës përfshin industri të ndryshme si banka, ndërtim, retail, shërbime dhe projekte, duke e bërë atë një aset për Bordin Këshillues të HR-Talent Exchange.

Karriera e saj pasqyron një përkushtim të thellë për të nxitur rritjen organizative përmes planifikimit strategjik dhe kultivimit të ekipeve me performancë të lartë.

💬 Citim nga Eda: “Me një karrierë të ndërtuar mbi zhvillimin dhe arritjen e ekselencës në HR, Edlira sjell ekspertizë të pakrahasueshme për të ndihmuar gjeneratën e ardhshme të liderëve të HR-së.”

Irida Vejsiu

Group Human Resources Director, Delta Pharma Adria

Irida Vejsiu është një eksperte me mbi 20 vite përvojëBurimet Njerëzore, duke kontribuar në sektorët e telekomunikacionit dhe bankave në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor. Aktualisht, ajo është Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore në Delta Pharma Adria Group, ku udhëheq nisma strategjike për të fuqizuar ekipet dhe përmirësuar rezultatet organizative.

Gjatë karrierës së saj, Irida ka pasur role kyçe në kompani si OTP Bank, Raiffeisen Bank dhe Vodafone, duke hartuar politika të HR-së, zhvilluar talente dhe menaxhuar tranzicione komplekse të bashkimeve dhe blerjeve të organizatave. Irida është e certifikuar në Train the Trainer dhe Performance Management nga DDI Institute.

Me një PhD doktoraturë në HR dhe Master nga Universiteti Umeå, Suedi, Irida kombinon njohuritë akademike dhe përvojën për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme dhe të personalizuara për sfidat në HR-së në rajon.

💬 Citim nga Irida: Profesionistët e HR-së kanë fuqinë të formësojnë të ardhmen e organizatave. Jam krenare të jem pjesë e një platforme që promovon lidershipin dhe inovacionin në këtë fushë jetike.

Irida Vejsiu

Group Human Resources Director | Delta Pharma Adria

Irida Vejsiu është një eksperte me mbi 20 vite përvojëBurimet Njerëzore, duke kontribuar në sektorët e telekomunikacionit dhe bankave në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor. Aktualisht, ajo është Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore në Delta Pharma Adria Group, ku udhëheq nisma strategjike për të fuqizuar ekipet dhe përmirësuar rezultatet organizative.

 

Gjatë karrierës së saj, Irida ka pasur role kyçe në kompani si OTP Bank, Raiffeisen Bank dhe Vodafone, duke hartuar politika të HR-së, zhvilluar talente dhe menaxhuar tranzicione komplekse të bashkimeve dhe blerjeve të organizatave. Irida është e certifikuar në Train the Trainer dhe Performance Management nga DDI Institute.

 

Citim: Me një PhD doktoraturë në HR dhe Master nga Universiteti Umeå, Suedi, Irida kombinon njohuritë akademike dhe përvojën për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme dhe të personalizuara për sfidat në HR-së në rajon.

Valbona Turja

Human Resource Director

Znj. Valbona Turja ka një përvojë prej më shumë se 15 viteshmenaxhimin e Burimeve Njerëzorë në sektorë të ndryshëm si real estate, aset management & hospitality, retail dhe bankë. Së fundmi, në rolin e Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në një ndër grupet kryesore private në Shqipëri, ajo mbikëqyr të gjitha aspektet e kësaj fushe dhe të logjistikës për stafin dhe zyrat në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Zvicër.

Znj. Turja ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në kompanitë ku ka shërbyer, duke udhëhequr nisma të rëndësishme që kanë ndikuar në përmirësimin e optimizimit të strukturave organizative, mbajtjen e talenteve dhe rritjen e angazhimit të punonjësve.

Ajo është e specializuar mes të tjerash edhe në proçeset e rekrutimit të nivelit ekzekutiv, trajnimin dhe zhvillimin profesional  të punonjësve, përgatitja, planifikimin dhe ndjekjen e buxheteve.

Mes arritjeve të shumta profesionale të znj. Turja vlen të përmenden iniciativat për krijimin e një kulture pune sa më pozitive dhe produktive, përmes zbatimit të programeve nxitëse, indetifikimin e pikave të forta dhe fokusit të veçantë në trajnimin e punonjësve.

💬 Citim: Në rolin e saj si anëtare e Bordit Këshillues të HR-Talent Exchange, znj. Turja do të kontribuojë për të avancuar vizionin strategjik dhe suksesin e mëtejshëm të komunitetit tonë, falë eksperiencës së saj në praktikat e shumta të Burimeve Njerëzore që janë të aplikueshme në Shqipëri dhe Kosovë.

Elona Stroka

Human Resources Director | Jumbo

Elona Stroka është një profesioniste me përvojë shumëvjeçare në menaxhimin e burimeve njerëzore, duke luajtur një rol kyç në zhvillimin e organizatave në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. Aktualisht, ajo është Drejtoreshë e Burimeve NjerëzoreJumbo, ku udhëheq strategjitë e HR-së për të fuqizuar ekipet dhe përmirësuar rezultatet organizative.

Gjatë karrierës së saj, Elona ka ndërtuar dhe menaxhuar departamente të HR-së në organizata me mbi 800+ punonjës, duke implementuar politika inovative dhe sisteme për performancën dhe angazhimin e punonjësve. Ajo ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në rekrutim, zhvillimin e talenteve dhe krijimin e kulturave të forta organizative në disa tregje, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe Malin e Zi.

Me një qasje të fokusuar te njerëzit dhe rezultatet, Elona ka një pasion të thellë për ndërtimin e mjediseve të punës që promovojnë zhvillimin personal dhe profesional. Ekspertiza e saj në lidership dhe menaxhimin strategjik e bën një forcë kyçe në formësimin e kulturave të suksesshme të punës.

💬 Citim nga Elona: Burimet Njerëzore janë zemra e çdo organizate të suksesshme. Jam krenare të kontribuoj në ndërtimin e mjediseve që fuqizojnë individët dhe ekipet për të arritur potencialin e tyre maksimal.

Anisa Hysi

Human Resources Director & Asset Management

Me mbi një dekadë përvojë në burimet njerëzore dhe menaxhimin e aseteve, Anisa Hysi sjell një qasje strategjike dhe analitike në ekipin tonë. Aktualisht duke shërbyer si Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore dhe Menaxhimit të AseteveOrion Shpk, ajo ka demonstruar aftësi të shkëlqyera në fushat e përfitimeve të punonjësve, marrëdhënieve në punë, negociatave dhe drejtimit të iniciativave strategjike.

Gjatë karrierës së saj, Anisa ka ndihmuar në implementimin e politikave dhe praktikave inovative të burimeve njerëzore, duke rritur përfshirjen dhe performancën e punonjësve. Përvoja e saj përfshin gjithashtu menaxhimin e pagave, përfitimeve dhe proceseve të përzgjedhjes, si dhe zbatimin e standardeve të larta etike dhe të përputhshmërisë.

Me një fokus të veçantë në zhvillimin e ekipeve dhe analizën e të dhënave, Anisa kontribuon në formësimin e një kulture organizative të qëndrueshme dhe të orientuar drejt qëllimeve. Ne jemi të nderuar ta mirëpresim Anisën si Këshilltare në Bordin tonë, duke qenë të sigurt që përvoja dhe vizioni i saj do të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm në rritjen e organizatës sonë.

:speech_bubble: Citim nga Anisa: “Besoj se investimi te njerëzit është çelësi i çdo organizate të suksesshme. Jam e përkushtuar të ndihmoj ekipet të shkëlqejnë dhe të ndërtojnë një të ardhme të qëndrueshme së bashku.”

Valon Osmani

Human Resources Director | Neptun | Kosove

Me mbi 12 vite përvojë në fushën e Burimeve Njerëzore, Valoni është një profesionist i dalluar me një ekspertizë të pasur në trajnime, organizim, zhvillim dhe drejtim të Burimeve Njerëzore. Aktualisht, ai mban pozicionin e Drejtorit të Burimeve Njerëzore në Neptun Kosova, ku luan një rol kyç në hartimin dhe zbatimin e strategjive inovative të HR-së.

Gjatë karrierës së tij, Valoni ka ndihmuar në formësimin e sektorit të retail-it në Ballkan, duke qenë pjesë e njërës prej kompanive më të mëdha në rajon për më shumë se 7 vite.

Ai ka kontribuar ndjeshëm në:
📌 Zhvillimin dhe menaxhimin e talenteve për të përmirësuar performancën organizative.
📌 Implementimin e strategjive efektive të HR-së, duke ndihmuar kompanitë të përshtaten me sfidat e tregut.
📌 Ndërtimin e kulturave të forta organizative, që mbështesin zhvillimin dhe motivimin e ekipeve.
📌 Ekspertiza e tij përfshin gjithashtu rekrutimin, trajnimin e stafit, menaxhimin e performancës dhe zhvillimin e lidershipit strategjik.

Valon ka përfunduar studimet Master në Menaxhim Biznesi, duke i dhënë një bazë të fuqishme për menaxhimin strategjik dhe zhvillimin organizativ.

💬 Citim nga Valoni: “Burimet njerëzore duhet të konsiderohen si fundament në strategjinë e bizneseve. Një organizatë e suksesshme ndërtohet mbi njerëz të motivuar dhe të zhvilluar.”

HR-Talent Exchange

Kthe njohuritë
në strategji.

HR-Talent Exchange, kemi fatin të mbështetemi nga  ekspertë dhe inovatorë të industrisë në fushën e Burimeve Njerëzore nga Shqipëria dhe Kosova. Ata janë një pjesë thelbësore e identitetit unik të HR-Talent Exchange dhe sjellin një njohuri të thellë për sfidat aktuale dhe të ardhshme në industrinë e HR-së dhe Menaxhimit të Talenteve në rajon.

Po kërkoni një hapësirë gjithëpërfshirëse për të mësuar, ndarë përvoja
dhe zgjeruar rrjetin tuaj profesional?